"Më shumë, se një institucion - Više od institucije"

Rreth nesh

Institucioni publik për arsim dhe kulturë “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc ndodhet në pjesën qendrore të sheshit të qytetit. Objekti ku ndodhet institucioni është ndërtuar në vitet ’80 të shekullit të kaluar.

Në këtë objekt, përveç Shtëpisë së Kulturës, funksionojnë edhe Biblioteka “14 Nëntori”, shoqëritë kulturo-artistike “Kolo”, “Zëri i Luginës”, “Soko” dhe, herë pas here, “Jehona”, “Zulfiqar Bajramoviq” dhe teatrot amatore.

American Corner

I themeluar në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd dhe Komunës së Bujanocit, Këndi Amerikan në Bujanoc (American Corner Bujanovac) është një hapësirë publike e dedikuar për promovimin e kulturës amerikane, gjuhës angleze dhe shkëmbimit ndërkulturor

Me dhjetëra aktivitete të realizuara çdo muaj dhe bashkëpunime me shkolla, organizata rinore dhe institucione të tjera, Këndi kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe teknologjik të komunitetit lokal.