American Corner

Qendër kulturore dhe edukative për komunitetin

I themeluar në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd dhe Komunës së Bujanocit, Këndi Amerikan në Bujanoc (American Corner Bujanovac) është një hapësirë publike e dedikuar për promovimin e kulturës amerikane, gjuhës angleze dhe shkëmbimit ndërkulturor.

Ky institucion funksionon si një bibliotekë moderne dhe qendër komunitare, që u ofron vizitorëve një gamë të gjerë librash në anglisht, burime digjitale, akses në internet dhe ambiente për mësim dhe aktivitete të ndryshme edukative e kulturore. Qëllimi kryesor i Këndit është të mbështesë edukimin joformal, të nxisë mendimin kritik dhe kreativitetin, si dhe të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve lokalë dhe kulturës amerikane.

Çfarë ofron American Corner Bujanovac?

• Bibliotekë me libra në anglisht për fëmijë dhe të rritur

• Kurse dhe aktivitete për përmirësimin e gjuhës angleze

• Klube leximi dhe diskutimi për të rinj

• Prezantime dhe ligjërata mbi kulturën, historinë dhe vlerat amerikane

• Punëtori edukative, trajnime për të rinjtë dhe zhvillim profesional

• Aktivitetet e dedikuara për teknologji, kodim, media dhe inovacion

• Hapësirë për studentë, mësues dhe hulumtues që kërkojnë mbështetje akademike

Kush mund të na vizitojë?

Këndi është i hapur për të gjithë – nxënës, studentë, mësues, profesionistë dhe qytetarë të interesuar për mësim dhe zhvillim personal. Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet janë falas. Që nga hapja e tij, Këndi Amerikan në Bujanoc është shndërruar në një pikë referimi për të rinjtë dhe edukatorët në rajon. Ai luan një rol të rëndësishëm në përforcimin e arsimit joformal dhe ndërtimin e një mjedisi gjithëpërfshirës ku respektohet diversiteti kulturor dhe promovohet bashkëjetesa. Me dhjetëra aktivitete të realizuara çdo muaj dhe bashkëpunime me shkolla, organizata rinore dhe institucione të tjera, Këndi kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe teknologjik të komunitetit lokal.