Manifestim ky qe i kushtohet kulturës shqiptare, ku u mbajtën një sërë aktivitetesh kulturore e artistike. Gjatë këtij muaji fokusi kryesor i kushtohet atdhetarit të ndjerë Jonuz Musliut. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të figurës së kombit tonë, i cili sakrifikoi për ditët e sotme.
Shtëpia e kulturës në nderë të tij organizon aktivitete që i kushtohen jetës dhe veprës së tij duke filluar me turneun memorial të shahut në bashkëpunim me klubin e shahut Besa dhe Akademinë përkujtimore, ku në të u interpretuan poezi, këngë e valle popullore shqipe nga shoqëritë kulturore-artistike të komunës sonë. Po ashtu kishte shumë përfaqësues të jetës politike dhe institucioneve të cilët folën për jetën dhe veprën e Jonuz Musliut.