Veza Më e Mirë Pashke

Manifestimi “Veza më e mirë Pashke” vazhdon që nga viti 2005. Manifestimi i sivjetëm u mbajtë sipas programit të vendosur (ekspozitë e vezëve të dekoruara të Pashkëve dhe veprave artistike me temën e Pashkëve). Ishte një ekspozitë kryesisht e punimeve nga fëmijët, të shkollave fillore dhe çerdheve, si dhe edukatorëve.

Në kuadër të manifestimit pati edhe performanca të ndryshme të përgatitura nga nxënës dhe mësues të lëndëve fetare. Pjesëmarrësit që ekspozuan punimet e tyre u shpërblyen në mënyrë modeste për përpjekjet e tyre.