Institucioni publik për arsim dhe kulturë “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc është institucion që ofron programe kulturore-argëtuese për qytetarët e Bujanocit dhe rrethinës, duke mbledhur qytetarë të të gjitha nacionaliteteve – të moshuar, të rinj, si dhe fëmijë, të cilët më së shpeshti e vizitojnë institucionin tonë.
Shumica e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese që mbahen në Bujanoc zhvillohen në institucionin tonë. Përveç aktiviteteve kulturore, organizohen edhe aktivitete të partive politike, shoqatave të qytetarëve, organizatave joqeveritare, seminare të ndryshme, aktivitete të shoqërive kulturo-artistike, grupeve muzikore dhe teatrore, si dhe festa për përvjetorë dhe data të rëndësishme.
Institucioni publik për arsim dhe kulturë “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc ndodhet në pjesën qendrore të sheshit të qytetit. Objekti ku ndodhet institucioni është ndërtuar në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Në këtë objekt, përveç Shtëpisë së Kulturës, funksionojnë edhe Biblioteka “14 Nëntori”, shoqëritë kulturo-artistike “Kolo”, “Zëri i Luginës”, “Soko” dhe, herë pas here, “Jehona”, “Zulfiqar Bajramoviq” dhe teatrot amatore.