Teatri

Aktiviteti teatror: Në vitin e kaluar 2024 janë luajtur trembëdhjetë pjesë teatrale nga grupe teatrore amatore dhe interpretues profesional. Kishte edhe shfaqje me të ftuar në gjuhën serbe dhe atë shqipe.
Teatri amator i Bujanocit “BAP” gjithashtu ka përgatitur shfaqjet e tij në institucionin tonë (mbajtja e provave), dhe pati një shfaqje premierë të të njëjtit.
Shfaqjet teatrale të grupeve teatrore amatore vizitohen më së shumti për shkak të ambientit që shoqëron pjesëmarrësit në shfaqje, dhe temat e shfaqjeve janë të ndryshme, ndaj ka gjithmonë një program për të gjitha moshat.


Ekspozitat

Ekspozitat e autorëve vendas u mbajtën përgjatë vitit 2023, gjithsej pesë herë gjatë vitit me tema të ndryshme. Ekspozitat u mbajtën në hollin e Shtëpisë së Kulturës si dhe jashtë në platon e Shtëpisë së Kulturës.


Koncertet dhe Shfaqjet

Gjatë vitit 2024 janë mbajtur më shumë koncerte dhe shfaqje. Këto manifestime tërheqin më shumë publik. Tek koncertet dhe eventet i numërojmë edhe manifestimet tona tradicionale, të cilat kryesisht përbëhen nga koncerte, shënime të datave të rëndësishme, ditët e shkollës, festivale të shoqërive folklorike, shfaqje të kopshtit etj.
Shkolla e muzikës nga Bujanoci në vitin 2024 ka mbajtur koncerte në institucionin tonë dhe ne kemi qenë mbështetje teknike për ta. Po ashtu kishim mysafirë nga Ansambli Shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.