Kinema

AKTIVITETET E KINEMASË

Në vitin 2025 planifikojmë të vazhdojmë punën e kinemasë me shfaqjen e filmave më të rinj si dhe të rrisim numrin e shfaqjeve. Kinemaja jonë nuk ka qenë në funksion për një kohë të gjatë për shkak të vjetërsimit të makinerive dhe pajisjeve për shfaqjen e filmave, prandaj nuk kemi mundur të shfaqim filma. Tani, me projektorin që e posedojmë, shfaqja e filmave është e mundur dhe kinemaja do të vazhdojë me punë gjatë gjithë vitit 2025, nëse shpërndarësit na mundësojnë sigurimin e filmave.