Festivali “Goca e Tivarit” në Gostivar

Në Gostivar u mbajt me shumë sukses festivali “Goca e Tivarit”, një ngjarje kulturore që bashkoi artin, muzikën dhe traditën shqiptare në një atmosferë festive. Në këtë edicion morën pjesë artiste e grupe kulturore nga treva të ndryshme si dhe vet nikoqirët e kësaj qendre kulturore, duke sjellë para publikut një mozaik të bukur të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Këtë vit, mysafirë të veçantë të festivalit ishin përfaqësuesit nga Shtëpia e Kulturës së Bujanocit bashkë me drejtoreshën e këtij insitucioni Albena Mustafa, të cilët u mirëpritën ngrohtësisht nga organizatorët dhe publiku gostivaras.

Festivali “Goca e Tivarit” dëshmoi edhe një herë se arti dhe kultura janë ura që bashkojnë njerëzit përtej kufijve, në frymën e respektit dhe dashurisë për traditën.

https://www.facebook.com/share/p/1CXaWpe1Xj