Sot, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, u shfaq një film i veçantë për nxënësit e ciklit të ulët (klasat I–IV).
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të kalojnë momente të bukura, argëtuese dhe njëkohësisht edukative, duke mësuar përmes artit të filmit.
Atmosfera ishte plot gëzim, të qeshura dhe kureshtje fëminore. ![]()
Shtëpia e Kulturës do të vazhdojë të organizojë aktivitete të tilla kulturore dhe edukative, që nxisin dashurinë për artin, kulturën dhe mësimin që në moshë të hershme.
Faleminderit të gjithë mësuesve dhe nxënësve që morën pjesë në këtë ngjarje të bukur!
