Film edukativ për ciklin e ulët shkollor në Shtëpinë e Kulturës – Bujanoc

Sot, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, u shfaq një film i veçantë për nxënësit e ciklit të ulët (klasat I–IV).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të kalojnë momente të bukura, argëtuese dhe njëkohësisht edukative, duke mësuar përmes artit të filmit.

Atmosfera ishte plot gëzim, të qeshura dhe kureshtje fëminore. 🌟

Shtëpia e Kulturës do të vazhdojë të organizojë aktivitete të tilla kulturore dhe edukative, që nxisin dashurinë për artin, kulturën dhe mësimin që në moshë të hershme.

🎥 Faleminderit të gjithë mësuesve dhe nxënësve që morën pjesë në këtë ngjarje të bukur!