Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese që zhvillohen gjatë muajit tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë”, Shtëpia e Kulturës, në bashkëpunim me Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë”, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte rritja e vetëdijes për rëndësinë e kontrollit të hershëm, kujdesit ndaj shëndetit dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.
Përmes këtij aktiviteti, u përçua mesazhi se parandalimi dhe informimi i duhur shpëtojnë jetë.
Shtëpia e Kulturës dhe Enti Parashkollor “Gëzimi Ynë” mbeten të përkushtuara në promovimin e vlerave humane, solidaritetit dhe kujdesit ndaj komunitetit.
