Në një atmosferë të ngrohtë artistike, u mbajt ekspozita “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit”, e organizuar nga Shtëpia e Kulturës në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore të qytetit të Bujanocit dhe fshatrave përreth.
Ekspozita solli para publikut punime të mrekullueshme, plot ngjyra, kreativitet dhe imagjinatë, ku nxënësit përmes artit paraqitën bukuritë e qytetit tonë në stinën e dimrit. Çdo pikturë pasqyronte këndvështrimin e tyre të veçantë dhe dashurinë për vendlindjen.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti u organizua edhe një koktej, ku pjesëmarrësit patën mundësi të bashkëbisedojnë dhe të ndajnë përshtypjet e tyre në një ambient miqësor.
Falënderojmë përzemërsisht profesorët e artit për përkushtimin e tyre, nxënësit për talentin dhe angazhimin, si dhe të gjithë vizitorët që na nderuan me praninë e tyre dhe mbështetën këtë aktivitet kulturor.
Së bashku e bëjmë artin pjesë të jetës sonë!
